2 atentate në 7 ditë ndaj hotel 'Volorekës'/ 1 i ndaluar dhe 3 në kërkim! Shkak sherri me pronarin

  • 4 years ago
POGRADEC- Pamjet filmike nga momenti ku hotel 'Voloreka' qëllohet me breshëri armësh kanë çuar në identifikimin e një prej autorëve, e për pasojë edhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje që tronditi opinionin publik në ditë më parë. Uniformat blu kanë bërë me dije se kanë ndaluar 34 vjeçarin, e identifikuar si Mariglen Topuzi, i dënuar më herët për shkatërrim prone me armë zjarri, ndërkohë që 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se ka qenë një sherr me pronarin e hotelit, Jetmir Muçllarit dhe djalin e tij që kanë provokuar 2 atentate, brenda 7 ditëve, 1 më 1 gusht dhe tjetri një ditë më parë. Tre personat e shpallur në kërkim Ilirjan Berberi, 52 vjeç, banues në Tiranë, Merad Berberi 34 vjeç dhe B. S., 28 vjeç, të dy banues në Pogradec. Ndaj tyre, grupi hetimor bën me dije se ka prova të forta që janë autorë të dy sulmeve me armë, të cilët fatmirësisht nuk përfunduar me jetë të marra, por dëme të mëdha materiale në godinën e hotelit, por edhe të 7 automjeteve që ishin të parkuara.