Haxhiu: Mënyra si menaxhohet pandmia në Kosovë do çojë në katastrofë humanitare

  • 4 years ago
#oranews #rtvora #news #albanianews #lajme #lajmeshqip #lajmedite

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti. Shkak sipas kreut të grupit parlamentar të LVV, është keqeverisja dhe situata e rënduar e pandemisë.

Në një intervistë për RTV Ora, ish-Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se me këtë mënyrë menaxhimi të kësaj situate delikate, vendi rrezikon të shkojë në një katastrofë humanitare.

Ajo thotë se kjo situatë është një mesazh i qartë për të bashkuar forcat dhe për të rrëzuar qeverinë, të cilën pikërisht e synojnë nëpërmjet këtij mocioni mosbesimi.


Haxhiu: Qeveria Hoti nuk ka legjitimitet sepse nuk ka mbështetje nga qytetarët e Kosovës. Që prej ardhjes në pushtet të Hotit kemi parë vetëm dështime e sidomos për sfidën me pandeminë. Situata përpara se të vinte kjo qeveri ka qenë e menaxhueshme dhe tani ka dështuar totalisht. Një prej pikave të mosbesimit është mënyra e menaxhimit të pandemisë. Në kohën kur është rrëzuar qeveria Kurti, situata me pandeminë ishte në rregull. Në kohë pandemie, ata zgjodhën që të rrëzonin një qeveri që konsiderohej si më e mira që pas shpalljes së pavarësisë pa asnjë arsyetim.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/situata-me-rtv-oren-deja-vu-tva1-ne-maqedoni-mehmeti-nese-ndroqi-do-i-nenshtrohej-piktorit-do-punonte-i-qete-edhe-per-100-vjet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended