Një resort alpin në Itali është vendosur në alarm dhe dhjetëra persona janë evakuuar pas frikës se një masë e madhe akulli malor mund të thyhet për shkak të temperaturave si jozakonisht të larta.
Blloku i akullit nga akullnaja Planpincieux në masivin e malit të bardhë, vlerësohet se mban rreth 500 mijë metra kub akull. E kjo masë është ekuivalente me katedralen e Milanos ose një fushë futbolli me 80 metra akull në të. Rënia e saj do të mund të shkaktonte dëme të konsiderueshme në një zonë të gjerë. Ekspertët thonë se rritja e fundit e temperaturave mund të cojë në shkëputjen e masivit të akullit dhe rrëshqitjen e tij poshtë faqes së malit, duke kërcënuar shtëpitë në zonën lindore të qytetit piktoresk dhe resortit të skive.
Evakuimi i 75 personave, mes të cilëve 15 banorë vendas u bë të enjten pas një paralajmërimi të autoriteteve lokale një natë më parë. Rrugët që conin në luginën Bal Ferret, nën të, një vend i preferuar për alpinistët, u mbyllën. Masa e akullit ndodhet 2600 deri 2800 metra mbi nivelin e detit. Në rast shkëputjeje ajo do të avanconte poshtë me shpejtësi të madhe.
Vjeshtën e kaluar, një tjetër masë akulli nga akullnaja Planpincieux rrezikoi të shkëputej duke çuar në mbylljen e rrugëve në zonë. Mali i bardhë, është më i larti në alpe, me një lartësi prej mbi 4800 metrash.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.