Top News - Basha publikon fotot/ ‘Shqiptarët pa mundësi për pushime’

  • 4 years ago
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikoi në rrjetet sociale disa foto të plazheve të boshatisura, pasi sipas tij, shumica e shqiptarëve e kanë të pamundur të pushojnë me fëmijët e tyre pas disa muajsh shumë të vështirë.

Sipas kreut të PD, ?turizmi është sot dega më e goditur nga kriza dhe pandemia. 100 mijë punonjës në këtë sektor dhe mbi 200 mijë të tjerë të lidhur me të, rrezikojnë punën dhe mbijetesën e tyre dhe të familjeve?.

Basha shkruan se më shumë se gjysma e shqiptarëve e kanë të pamundur të pushojnë me fëmijët e tyre. Basha shkruan se si pasojë e dritëshkurtësisë së qeverisë Rama dhe premtimeve të pa mbajtura për t'i ardhur në ndihmë, këtë verë turizmi shqiptar gjendet në ditën e tij më të keqe.
Kreu demokrat përmend edhe propozimet e opozitës për daljen nga kriza, teksa cilëson turizmin si prioritet që duhet mbështetur me likuiditete të mjaftueshme për të qenë në funksion të plotë.

Një qeveri e përgjegjshme duhet të subvenciononte konsumin e qytetarëve dhe të injektonte para përmes masave konkrete mbështetëse. Shqiptarët, por edhe bizneset turistike kanë nevojë për masa dhe ndihmë konkrete që të kenë mundësi të çojnë fëmijët në plazhe apo male, dhe që biznesi i turizmit të funksionojë ? shkruan basha.
Ndërkohë bën me dije se PD po punon me ekspertët më të mirë për një plan ekonomik që do t'i vijë në ndihmë turizmit dhe gjithë ekonomisë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#Turizmi#TopChannel

Recommended