Top News - 'The Mountain Race'/ Rusi Mityaev, 2 rekorde në 24 orë

  • 4 years ago
Vrapuesi rus Dmitry Mityaev thyen dy rekorde brenda 24 orëve teksa u vë njeriu më i shpejtë në përshkimin e 111 km distancë në 'The Mountain Race' përpara se të përshkonte edhe 30 km të tjera për të arritur në vrapimin e 140 km rreth Malit Elbrus. Me 5642 m, Mali Elbrus është më i larti në Evropë dhe ka 22 akullnaja që furnizojnë me ujë 3 lumenj në republikën Kabardino-Balkaria në kufi me Gjeorgjinë

Eventi 'Mountain Race' është një ndërmarrje shumë e vështirë për ata që tendojnë të përshkojnë 111 km përgjatë këtij mali. Mityaev, që e nisi karrierën në 2010, e nisi misionin e tij në këtë event nga Azau Glade në lartësinë 2300 m mbi nivelin e detit me synimin për të thyer rekordin prej 15 h 53 minutash e 53 sekonda të regjistruar nga bashkëkombasi i tij, Andrey Khramov në 2019. Ai donte gjithashtu të bëhej edhe i pari sportist që vrapon për 30 km të tjerë rreth Elbrus me 'The Mountain Race' që përfundoi ne Upper Baskan.

Në këtë sukses të tij, Mityaev u ndihmua edhe nga Evgeny Markov që u bashkua me të në ngjitjen e parë në akullnajë i ndjekur nga Tolstenko duke qëndruar pranë tij për 95 km. Pavarësisht disa episodeve sic është humbja e 20 minutave në një pikë kontriolli, Mityaev arriti të thyejë rekordin e mëparshëm të përshkimit të 111 km me 2 orë, në 13 orë e 19 minuta. Ai vijoi këtë nismë edhe për 30 km të tjerë me kohën totale 16 orë, 7 minuta e 20 sekonda

Pamje: AFP


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DmitryMityaev#Russia#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended