Top News - Pandemia globale/ SHBA, sërish mbi 2 mijë viktima

  • 4 years ago
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 2,000 vdekje të shkaktuara nga COVID-19. Hera e fundit që Shtetet e Bashkuara regjistroi mbi 2,000 viktima, në 24 orë, ishte 7 maji. Numri i të infektuarve nga koronavirusi në të gjithë botën është rritur në 19 milionë. Brazili dhe Meksika raportuan mijëra raste të reja të të infektuarve dhe numër të lartë të vdekjeve. Brazili raportoi më shumë se 53,000 raste të reja dhe më shumë se 1.200 vdekje. Numri i vdekjeve të koronavirusit në Meksikë ka arritur në 50,000, që nga fillimi i pandemisë. Raportet vijnë derisa vendet evropiane vendosën kufizime të reja të udhëtimit dhe masa të izolimit, ndërsa është rritur frika për një valë të dytë të të infektuarve. Në gjithë botën më shumë se 712.000 persona kanë vdekur nga sëmundja COVID-19. India raportoi se ka arritur në 2 milionë numri i të infektuarve në këtë vend, dhe janë shënuar më shumë se 40,000 vdekje. Ndërkohë, vendet evropiane kanë marrë tashmë masa të reja. Duke filluar nga data 8 gusht, Gjermania vendosi që banorët, të cilët kthehen nga zonat e caktuara të rrezikut, të testohen për koronavirusin e ri. Autoritetet kanë thënë se rritja e numrave të të infektuarve ka ndodhur për shkak të njerëzve që udhëtojnë për pushime verore. Austria ka njoftuar rreth planeve për të lëshuar një paralajmërim udhëtimi për Spanjën. Finlanda, duke e quajtur situatën "jashtëzakonisht delikate", gjithashtu prezantoi kontrolle të reja të udhëtarëve nga disa vende të BE-së, përfshirë Belgjikën dhe Holandën. Britania ka rivendosur masën e vetizolimit për udhëtarët nga Belgjika.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#TopChannel