Pronat e Shkëlzenit pranë Gërdecit/ Ish-punëtorët thonë se ai punonte atje para blerjes së ndërtesës

  • 4 years ago
Kjo ndërtesë është magazina ku përpunohet boronica nga kompania pronë e Shkëlzen Berishës.

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha në 19 dhjetor në vitit 2018 ka firmosur një kontratë blerjeje prej 1,8 milionë euro për disa prona, truall dhe ndërtesa në Marqinet, zonë e cila ndodhet në mes të Vorës dhe Gërdecit. Sipas kësaj kontrate, këto prona janë blerë dy vite më parë. Por ish-punonjës të përpunimit të frutave thonë se ata kanë punuar atje dhe kanë parë e njohur si pronar Shkëlzen Berishën, deri 6 vite më parë.

ISH-PUNËTORI I BERISHËS: E ka patur fieraku pastaj e mori Shkëlzen Berisha. Unë kam punuar 6 muaj aty. Kam qenë më gështenjën, me boronicën, mollën, gjëra frigoriferi quhen. Punonim aty, sistemonim ato të boronicës.

GAZETARJA: Shkëlzeni vinte vetë aty?

ISH-PUNËTORI I BERISHËS: Ai është sheiku. Vinte vetë, punëtorët. Punonte vetë.

GAZETARJA: Punonte vetë Shkëlzeni aty?

ISH-PUNËTORI I BERISHËS: Për Zotin punonte.

GAZETARJA: Pse çfarë pune bënte?

ISH-PUNËTORI I BERISHËS: Punonte aty me makineritë, më llogaritarët, me frigoriferin. Punonte se aty kam qenë dhe unë. Leje unë kam 6 vite që jam larguar.

GAZETARJA: Pse sa kohë ka që e ka marrë djali i Berishës?

ISH-PUNËTORI I BERISHËS: Unë kam 6 vite që kam ikur, por ajo që është bërë aty ka 10 vite.

GAZETARJA: Edhe para 6 vitesh djali i Berishës e ka patur?

ISH-PUNËTORI I BERISHËS: Po ai e ka patur, ai.

Sipas këtij dokumenti, Shkëlzen Berisha është bërë pronar në këtë ambient në vitin 2018. Ai e ka blere ndërtesën dhe tokën truall dhe tokën arë nga një kompani tjetër duke përdorur kredi bankare prej 1.8 milionë euro ndërsa pronat që me dokumente më parë ishin të kompanisë Abduramani SHPK dhe Mulliri i Artë, kishin një barë hipotekore prej 5.4 milionë euro. Për këtë pronë pati debate dhe akuza si nga familjarët e viktimave të Gërdecit po ashtu edhe nga politika. Numri dy i socialistëve, Taulant Balla premtoi se do bënte padi në SPAK për Shkëlzen Berishën, të cilin në Kuvend e quajti edhe sekseri magjistar.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ShkelzenBer...