VV, mocion mosbesimi ndaj qeverise “Hoti” | Lajme - News

RTV KLAN

by RTV KLAN

0 views
Derisa kryeministri Avdullah Hoti po qëndron i izoluar në shtëpi pasi ka rezultuar pozitiv në Covid-19, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrime për rrëzimin e qeverisë. Në një konferencë për media zyrtarë të LVV-së kanë vlerësuar se qeveria Hoti është jokushtetuese, joligjore dhe e paaftë të qeverisë me vendin. ?Kjo qeveri po e çon vendin drejt një katastrofe humanitare?.
Rexhep Selimi nga kjo parti vlerëson se i kanë numrat për rrëzimin e qeverisë pa specifikuar nëse do të llogarisin në PDK. ?Një ditë më parë sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismajli, ka thënë se do ta rrëzonin qeverinë Hoti por sipas tij LVV ka vetëm fjalë e jo vepra.
Në PDK, thonë se kanë pranuar një shkresë nga LVV, por se kjo çështje do të diskutohet në strukturat e partisë?. Mocioni i mosbesimit vjen në kohën kur ka pasur sinjale nga kreu i AAK-së Ramush Haradinaj për largim nga koalicioni qeverisës për shkak siç ka thënë ai moskoordinimit në dialog.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/