Top News - Përdorimi i kanabisit/ Nuk bën mire për zemrën

  • 4 years ago
Janë të shumtë ata që pëlqejnë të tymosin marijuanë, por ky i fundit, nuk bën mirë për zemrën. Kështu thotë një deklarim i ri shkencor i shoqatës amerikane të zemrës.

Kjo e fundit, rekomandon që njerëzit të mos tymosin asnjë substancë, përfshirë produktet e kanabisit, për shkak të dëmeve të mundshme në zemër, mushkëri dhe enët e gjakut. Sipas ekspertëve, marijuana ka potencialin të ndërveprojë me ilaçe të tjera po ashtu si edhe të shkaktojë sëmundje kardiovaskulare përfshirë infarktet.

Disa studime kanë dalë në përfundimin se anomalitë në ritmin e zemrës si takikardia apo fibrilacioni atrial, mund të ndodhin pas tymosjes së marijuanës.

Kjo e fundit mund të shkaktojë edhe rrahje më të shpeshta të zemrës, të rrisë nevojën e zemrës për oksigjen, të dëmtojë muret e arterieve dhe të kontribuojë në tension më të lartë gjaku.

Ndaj, kushdo që planifikon të përdorë marijuanën, që në një numër vendesh është e lejuar për motive shëndetësore apo rekreative, duhet të diskutojë më parë për rreziqet që e presin me ekspertët e shëndetit.

Është po ashtu e rëndësishme, apelojnë mjekët amerikanë, që njerëzit të përdorin vetëm produkte të legalizuara të kanabisit për shkak se nuk ka kontrolle për cilësinë apo përmbajtjen e produkteve që shiten nëpër rrugë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Cannabis#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended