Top News - 75-vjetori i bombës/ Hiroshima, ceremoni të kufizuar

  • 4 years ago
Të enjten në Hiroshima kanë rënë këmbanat ndërsa vendi shënoi 75-vjetorin e bombardimit të parë atomik në botë, ndonëse ceremonitë janë organizuar për më pak njerëz për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka qenë pjesë e ceremonisë, mirëpo vizitorët e huaj kanë qenë të paktë.

Hyrja në Parkun e Paqes në këtë qytet është kufizuar dhe pothuajse vetëm të mbijetuarit dhe familjet e tyre kanë mundur të jenë pjesë e ceremonisë përkujtimore.

Kryebashkiaku i qytetit, Kazumi Matsui tha se rëndësia e bombardimit që ka lënë të vdekur 140,000 persona, i ka shtyrë ata të mbajnë ceremoninë pavarësisht pandemisë.

?Më 6 gusht të vitit 1945, një bombë e vetme atomike ka shkatërruar qytetin tonë. Në mesin e thashethemeve që kanë qarkulluar atë kohë kanë qenë dhe ato se ?asgjë nuk do të rritet këtu për 75 vjet??, ka thënë Matsiu.

?Por prapë, Hiroshima është ringjalluar dhe është kthyer në symbol të paqes?.

Në orën 8:15 të 6 gushtit të vitit 1945, një avion ushtarak amerikan hodhi në qytetin japonez bombën, duke shkatërruar qytetin me një popullsi prej rreth 350,000 banorësh.

Mijëra persona kanë vdekur më vonë për shkak të plagëve dhe sëmundjeve të lidhura me rrezatim. Bombardimi i Hiroshimas u shoqërua tre ditë më vonë nga hedhja e bombës në Nagasaki, duke lënë të vdekur 75,000 persona. Japonia u dorëzua gjashtë ditë më vonë, duke i dhënë kështu fund Luftës së Dytë Botërore.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hiroshima#Ceremony#TopChannel