Top News - Bejrut, pas shpërthimit/ Ajër toksik, ikni nga qyteti

  • 4 years ago
Ministri libanez i shëndetësisë ka këshilluar të gjithë ata që munden të largohen nga Bejruti. Qyteti është shkatërruar nga dy shpërthime të fuqishme që kanë shkaktuar mbi 100 viktima dhe mbi 4 mijë të lënduar, bilanc ky ende provizor. Ai ka pohuar se materialet e rrezikshme që janë cliruar në ajër pas shpërthimit mund të kenë pasoja vdekjeprurëse në plan afatgjatë. Ministria e brendshme ndërkohë ka bërë të ditur se nitrati i amonit, ishte vendosur në magazinat në port pasi ishte sekuestruar nga një anije tregtare në 2014.
Të paktën 100 persona humbën jetën dhe mbi 4 mijë të tjerë u lënduan në shpërthimet e një dite më parë në berlin. Mediat lokale flasin edhe për qindra të zhdukur nën rrënoja. Ndërkohë guvernatori i Bejrutit ka lëshuar alarmin se mbi 300 mijë njerëz kanë mbetur pa shtëpi pas shpërthimit. Thuajse gjysma e qytetit është shkatërruar ose dëmtuar ? tha ai. Sipas një vlerësimi fillestar, dëmet materiale shkojnë në mbi tre miliardë dollarë. Ndërkohë janë edhe tre spitale të shkatërruara nga shpërthimet në portin e Bejrutit Kryeministri libanez Hassan Diab tha në një fjalim në televizion se po përjetohet një katastrofë e vërtetë dhe bëri apel për ndihmë duke përsëritur po ashtu se personat përgjegjës do të nxirren para drejtësisë. Në ndihmë të libanit ndërkohë është vënë edhe BE, me aktivizimin e mekanizmit të mbrojtjes civile. Holanda, greqia, republika ceke, franca, polonia e gjermania po ashtu kanë ofruar ndihmë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bejrut#TopChannel