Top News - Evropa në ‘flakë’/ Vatra zjarri në Francë e Itali

0 views
Erërat e fuqishme mesdhetare, kanë shkaktuar përhapjen e shpejt të zjarreve, pranë qytetit jugor të Marsejës në Francë. Deri në mesditën e së mërkurës, raportohet për së paku 22 persona të plagosur. Zjarret kanë dëmtuar disa biznese si dhe detyruan evakuimin e 2.700 turistëve dhe banorëve të rajonit. Rreth 1.800 zjarrfikës, të mbështetur nga aeroplanët dhe helikopterët, luftuan me zjarret gjatë natës së 4 gushtit. Shkaku i zjarreve nuk dihet. Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Darmanin, vizitoi rajonin, derisa ekipet e zjarrëfikësve nga rajonet tjera të Francës, po u dalin në ndihmë autoriteteve lokale për të shuar zjarret.

Shqetësim dhe panik ka patur edhe në L?Aquila në itali, për shkak të një zjarri, në dukje të qëllimshëm, që prej pesë ditësh ka përfshirë fushat dhe pyjet rreth qytetit. Flakët i janë afruar shumë zonave të banuara në Monte di Pettino dhe shumë qytetarë dolën në rrugë. Ndërkohë që autoritetet po vijojnë hetimet pas gjetjes së disa shkrepseve që mund të kenë ndezur edhe zjarrin. Rreth 300 zjarrfikës janë angazhuar në përpjekjet për të shuar zjarrin që mbetet jashtë kontrollit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#France#Italy#TopChannel