Top News - Statistikat e fundit/ Çfarë bënë britanikët në izolim

  • 4 years ago
Britanikët kanë shpenzuar 40 për qind të orëve të tyre zgjuar, duke parë televizion, në kulmin e pandemisë së koronavirusit, me 12 milionë abonentë të rinj në shërbimet si Netflix, ndërsa publiku përpiqej të zbuste mërzinë nga izolimi.

Një person normal, ka shpenzuar gjashtë orë dhe 25 minuta çdo ditë duke u informuar dhe argëtuar në kulmin e izolimit, në prill, thuajse një e treta më shumë, ose rreth 90 minuta, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të shkuar.

Faktor kryesor i kësaj rritjeje ishte dyfishimi i sasisë së kohës që njerëzit kalonin duke ndjekur shërbimet Streaming, si Netflix, Amazon, prime video dhe disney+, në më shumë se një orë në ditë, sipas statistikave.

Mes të rinjve, ata të moshës nga 16 deri në 34 vjeç, kanë kaluar më shumë se dy orë në ditë duke parë televizor. Dhe në fakt, izolimi rezultoi lancimi perfekt i Disney+, që debutoi në Britaninë e madhe më 24 mars, një ditë pasi Boris Johnson urdhëroi vendin të mbyllej në shtëpi.

Deri në qershor, sipas të dhënave, shërbimi i mbyllur me filma të preferuar nga familjet, si frozen, toy story etj, la pas BBC iPlayer për sa i takon popullaritetit mes fëmijëve të moshës nga 3 deri në 11 vjec.

Ndërsa përdorimi i BBC iPlayer nga fëmijët ra, dizney+ e pozicionoi veten në një të tretën e shtëpive në britani ndërsa prindërit përpiqeshin të argëtonin fëmijët në një kohë kur shkollat ishin mbyllur. Disney+ madje la pas edhe Sky Noë TV për tu bërë i treti më popullore mes shërbimeve streaming me abonim pas netflix dhe amazon prime video.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Netflix#Britain#TopChannel

Recommended