Kur Berisha kërkonte të arrestonte Zef Brozin, si ia rrëzuan planin me votim të fshehtë në Kuvend

  • 4 years ago
TIRANË- Zef Brozi ka qenë kryetari i parë i Gjykatës së Kasacionit të Shqipërisë demokratike, sot Gjykata e Lartë. Në seancën plenare të 23 shtatorit 1993, Kryetari i Kuvendit, Pjetër Arbnori, lexoi një propozim të Presidentit Sali Berisha për të emëruar Zef Brozin kryetar të Gjykatës së Kasacionit. Brozi në atë kohë ishte deputet i PD, ndërsa në vitin 1990 ishte pjesë e lëvizjes studentore dhe një ndër përfaqësuesit që u dërguan për të negociuar me presidentin Ramiz Alia. Për kandidaturën e Brozit, Moikom Zeqo, në atë kohë deputet i PS-së, u shpreh se ?Jam i bindur që z. Brozi është njeri i ndershëm dhe duke qenë i ndershëm, do të dijë të gjejë pozicionin e vet në këtë post tepër të lartë?. 

Paqja mes Brozit dhe Sali Berishës zgjati më pak se dy vjet. Në javët e para të vitit 1995, Sali Berisha hodhi në veprim ushtarin e tij në krye të Prokurorisë së Përgjithshme Alush Dragoshin dhe disa deputetë të PD, të cilët i kërkuan Kuvendit t?i hiqte imunitetin Zef Brozit, për ta arrestuar. Në 1 shkurt 1995, Kuvendi futi në fshehtësi në rendin e dietës kërkesën për t?i hequr imunitetin Brozit, pas një akuze të Prokurorit të Përgjithshëm, Alush Dragoshi, bazuar në disa çështje procedurale dhe në disa ankesa të sajuara. Njërën nga ankesat e kishte bërë Avni Shehu, të cilin Berisha më pas e emëroi në vend të Brozit, pasi arriti të shkarkonte këtë të fundit.

Heqja e imunitetit ishte një kërcënim i hapur që Sali Berisha po i bënte Zef Brozit, pasi ky i fundit, nga procesverbalet e diskutimeve, duket se nuk u ishte bindur urdhrave politikë të Berishës si dhe nuk kishte pranuar ndërhyrjet e Berishës për të diktuar vendimet e gjykatave. Tre vjet më parë, në 1992, Berisha kishte shkarkuar me një telefonatë edhe kryeprokurorin Maksim Haxhian, vetëm 4 muaj pasi e kishte emëruar, duke e zëvëndësuar me Dragoshin.

Por, këtë radhë, Kuvendi bëri rezistencë. Gjatë votimit të fshehtë, shumica e deputetëve votuan kundra heqjes së imunitetit të Zef Brozit, duke e shpëtuar përkohësisht nga hakmarrja e Berishës. Sipas shumicës së deputetëve akuzat e kryeprokurorit Alush Dragoshi ishin të pabaza dhe nuk justifikonin heqjen e imunitetit. Dragoshi ishte emëruar nga Berisha pasi shkarkoi Maks Haxhinë. Dragoshi kishte drejtuar procesin e arrestimit të Fatos Nanos, proces i cili më vonë u hodh poshtë nga gjykatat si politik.

Recommended