Top News - ‘Katastrofë gjeneratash’/ Paralajmërimi i OKB për pandeminë

0 views
Sekretari i përgjithshëm i kombeve të bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëron për një katastrofë gjeneratash pas ndërprerjes më të madhe të arsimimit në histori për shkak të pandemisë së koronavirusit. Mbyllja e shkollave në më shumë se 160 shtete ka prekur mbi 1 miliardë nxënës sipas shifrave të kombeve të bashkuara. Për më tepër, të paktën 40 milionë fëmijë në të gjithë botën kanë humbur mundësinë e mësimit në vitin e tyre kritik parashkollor ? thotë Guterres. Si rezultat, bota po përballet me një katastrofë gjeneratash që mund të cojë dëm potencial të paimagjinueshëm njerëzor, dekada të tëra progres dhe arritje dhe të thellojë pabarazitë ? shton Guterres. Pasi transmetimet lokale të covid 19 të vihen nën kontroll, kthimi i nxënësve në shkolla dhe institucionet e arsimit në siguri të plotë duhet të jetë një prioritet kryesor ? thotë ai. konsultimi me prindërit, kujdestarët, mësuesit dhe të rinjtë, është thelbësor. Por, përtej shifrave të reja, 250 milionë fëmijë ishin jashtë shkollës që para pandemisë dhe vetëm një e katërta e nxënësve të shkollës së mesme në vendet në zhvillim dilnin nga sistemi i arsimit me mësimet bazë. Drejtuesi i Kombeve të bashkuara tha se situata aktuale është një moment vendimtar dhe formues për të rinjtë e botës. Ai kërkoi hapjen e shkollave sapo virusi të vendosej nën kontroll. ?Vendimet që qeveritë dhe partnerët do të marrin tani do të kenë pasoja afatgjata në qindra e miliona të rinj dhe në zhvillimin e perspektivës së vendeve për dekadat që do të vijnë. Rekomandimet e Kombeve të bashkuara vijnë në mesin e një përpjekjeje të polemizuar në shba, për të rihapur shkollat në një kohë kur infektimet e reja në vend vazhdojnë të rriten. Deri më tani, rreth 700 mijë vetë kanë humbur jetën në botë si pasojë e koronavirusit dhe mbi 18 milionë janë infektuar.


Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OKB#TopChannel