Sekuestrimi i RTV Ora, Ora News gazetarja nga Italia: Kur Berlusconni ishte në gjyq Mediaset su prek

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Korrespondentja nga Italia e Ora News, Alba Kepi ka shprehur shqetësimin për vendimin e SPAK për sekuestrimin e RTV Orës si dhe prezencën e forcave speciale në ambjentet e jashtme të saj.

Në një lidhje direkte, ajo bëri një paralelizëm me televizionin Mediaset në pronësi të ish-kryeministrit Silvio Berlusconni.

Ajo u shpreh se gjatë kohës që Berlusconni ishte në procese gjyqësore vite më parë për akuzat që rëndonin mbi të, televizioni Mediaset nuk u prek kurrë nga shteti, as sekuestro e as rrethim nga forcat speciale të policisë.

Kepi: Ishin të pakonceptueshme. Nga e vërteta kanë frikë ata që janë të përlyer. Ne vazhdojmë të bëjmë mirë punën tonë, ndaj kemi një reagim të tillë nga politika. E gjej të paimagjinueshme që forcat speciale të ndërhyjnë në një media. Pjesën më të madhe të jetës time e kam kaluar në Itali. Dhe kam ndjekur hap pas hapi proceset gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Silvio Berlusconni i cili është pronari i një prej mediave më të mëdha në vend, Mediaset. Nuk kam kurrë një reagim të tillë nga forcat policore në zyrat e Mediaset apo të përcillen imazhe të tilla për proceset gjyqësore. Ai është akuzuar për lidhje me mafian, investime për partitë politike e shumë të tjera. Por asnjëherë nuk kam parë që Mediaset apo gazetarët e saj të intimidohen në mënyrë të tillë nga forcat speciale. Nuk janë vënë asnjëherë në diskutim puna e kësaj media. Nuk është intimiduar dhe sekuestruar asnjëherë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/sekuestrimi-i-rtv-ora-dhe-ora-news-gazetarja-nga-italia-kur-berlusconni-ishte-ne-gjyq-mediaset-nuk-u-prek/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Category

📺
TV

Recommended