Top News - Rasti i George Floyd/ Videoja e fundit para vdekjes

  • 4 years ago
?Zoti polic, të lutem mos më qëllo. Të lutem mik?. Imazhet dramatike të kamerave të dy prej tre agjentëve të akuzuar për vrasjen e George Floyd në Minneapolis, janë publikuar ekskluzivisht nga tabloidi britanik Daily Mail. Transkriptet ishin shpërndarë më herët.

Duke iu lutur policëve shihet tani Floyd, i terrorizuar, kur një nga agjentët i drejton pistoletën në kokë. Nëntë minuta më pas, ai vdes i mbytur nga presioni i gjurit të një polici tjetër. Pamjet tregojnë në detaje vuajtjen e afro amerikanit dhe se si agjentët kanë injoruar kërkesat e tij për mëshirë.

Këto imazhe tregojnë Floyd që kërkon t?i bëjë rezistencë tentativës së agjentëve par ta ngjitur në pjesën e pasme të makinës, duke u thënë se vuante nga klaustrofobia dhe ankthi.

Më pas, vijnë momentet më dramatike: agjenti Derek Chauvin, iu vendos gjurin mbi qafë për thuajse nëntë minuta, duke shkaktuar vdekjen e tij e duke injoruar britmat e përsëritura të Floyd, ?nuk mund të marr frymë?. ?Me sa duket do të vdes kështu?, pëshpërit në fund Floyd duke parashikuar kështu fatin e tij.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GeorgeFloyd#TopChannel

Recommended