Top News - Pas incidentit tragjik/ Inaugurohet ura e re e Gjenovës

  • 4 years ago
Në Gjenova të italisë, u inaugurua ura e re e ngritur në vendin ku dy vite më parë ndodhi incidenti tragjik në të cilin humbën jetën 43 persona, përfshirë edhe dy shqiptarë. Shembja e urës, nxorri në pah neglizhencën ndaj infrastrukturës dhe koncensioneve të dyshimta në një nga vendet me ekonomi të zhvilluar të botës. Presidenti italian, Sergio Mattarella, ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit.
Zyrtarët kishin planifikuar të leconin emrat e viktimave gjatë ceremonisë, por familjarët kundërshtuan duke thënë se një gjë e tillë rrezikonte ta kthente tragjedinë në një karnaval.
Ura do të hapet për qarkullim më 4 ose 5 gusht.
Arkitekti i saj, Renzo Piano është i njohur për projektet e Qendrës Georges Pompidou në Paris apo gratacielës, The Shard në Londër.
Ai e ka cilësuar strukturën e re si ?fëmijë të lindur nga një tragjedi?.
?Autostrade?, kompania që menaxhon thuajse gjysmën e rrjetit të austradave në Itali, është akuzuar për neglizhim të mirëmbajtjes dhe raporte të falsifikuara të sigurisë për urën e rrëzuar, Morandi. Hetimet rreth rrëzimit të saj pritet të përfundojnë më vonë gjatë këtij viti.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Pamje: AFP

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Italy#Gjenova#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended