Top News - Francë, test në aeroport/ Të ardhurit nga vende të rrezikshme

  • 4 years ago
Pasagjerët kanë filluar të testohen për koronavirusin në aeroportet e parisit, të shtunën, në ditën e parë të hyrjes në fuqi të urdhërit për kontrollin e
udhëtarëve nga 16 shtete ku ka qarkullim të lartë të virusit.
Nga mëngjesi i të shtunës, pasagjerët që mbërrijnë në francë me avionë, mbi moshën 11 vjec, nga 16 vende të rrezikuara, duhet të paraqesin në mbërritje rezultatin e një testimi për koronavirusin të kryer jo më shumë se 72 orë më parë. Nëse pasagjeri nuk e ka këtë dokument, ai testohet në një zonë të caktuar në aeroport. Pasi testimi të kryhet, pasagjeri duhet të japë të dhënat e tij personale dhe mund të vazhdojë udhëtimin në francë ose tranzit, shpjegon ministria e brendshme franceze. Pasagjerët rikontaktohen nga autoritetet në rast të një rezultati pozitiv dhe vendosen në monitorimin e gjurmimit të kontakteve. Në ditën e parë të masës, 2671 pasagjerë mbërritën në aeroportet roissy dhe orly nga vendet që konsiderohen me rrezik dhe prej tyre, 556 u testuan. 16 vendet e rrezikshme, sipas francës, janë kuvajti, bahreini, emiratet e bashkuara arabe, shba, panamaja, afrika e jugut, algjeria, brazili, india, izraeli, madagaskari, omani, peruja, katari, serbia dhe turqia.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#France#TopChannel