Arrihet marrëveshje mes banoreve të Siniçanit dhe te Urviçit

  • 4 years ago
Arrihet marrëveshje mes banorëve të Siniçanit dhe atyre të Urviçit për vazhdimin e punimeve për ujësjellësin e fshatit Siniçan. Urviçasit janë pajtuar të merret uji që pretendojnë se i takon fshatit të tyre, ndërsa në këmbim, kanë kërkuar realizimin e pesë kërkesave. Kërkesat e tyre nuk u zbardhën. Përfaqësues të bashkësive lokale të dy fshatrave dhe kreu i komunës së Bogovinës, pas mbledhjes e cila zgjati katër orë, shkuan bashkë në vendin ku zhvillohen punimet, ndërsa pritet të kërkojnë bashkërisht edhe largimin e policisë nga vendi i punimeve.