Top News - 4 viktima nga Covid/ 120 raste të reja, 119 të shtruar

  • 4 years ago
Jetët e humbura si pasojë e koronavirusit vazhdojë të shtohen. ministria e shendetësisë raportoi të shtunën për 4 viktima gjatë 24 orëve, duke e cuar numrin totale të jeteve të humbura në 161 që nga fillimi i pandemisë në mars. nga të dhantë zyrtare mësohet se i lartë vijon të jetë edhe numri të shtuarve në dy s[pitalet covid 1 dhe covid 2.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 510 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 120 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.

Në krahasim me rastet e reja të konfirmuara që janë 120, i ulët ishte numri i të shëruarve gjatë së shtunës, vetëm 9 pacientë kanë fituar betejen me covid 19. Numri i të sheruarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2961, ndërsa raste aktive në vend janë 2274, ku pjesa më e madhe e tyre jane ne tirane qe vijon te mbetet vatra kryesore e pandemise. Ministria e Shëndetësisë u ka berë serish thirrje qytetarëve dhe bizneseve të zbatojmë me rigorozitet masat e vendosura, sepse virusi është ende mes nesh.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FluturaBeqo#MinistriaShendetesise#TopChannel