Top News - Automjeti mori flakë/ Udhëtonin Inva Mula e Ermal Mamaqi

  • 4 years ago
Ishin nisur për t?u argëtuar dhe për t?ia kaluar bukur mes miqsh, por udhëtimi i tyre mund të ishte kthyer në një tragjedi. Furgoni me të cilin po udhëtonte Ermal Mamaqi, Inva Mula, Ethem Ramadani dhe Mirela Sula është përfshirë nga flakët këtë të premte. Grupi ishte nisur për Tropojë dhe fatmirësisht dolën nga mjeti para se ai të shpërthente papritur në mes të rrugës. Lajmin e ka bërë të ditur në fillim Mirela, e cila publikoi një video nga ngjarja në Instagram ku tregoi flakët dhe tymin e madh. Një orë më vonë, ka ardhur edhe reagimi i Ermal Mamaqit, i cili konfirmoi incidentin dhe shtoi se të gjithë janë mirë. Krahë videos së postuar në llogarinë e tij në rrjetin social nga vendngjarja, humoristi shkruan:
?Miq, për shkak të disa lajmeve që janë përhapur?Ju njoftoj që jemi të gjithë mirë. Ishim kaq shumë njerëz me energji pozitive sa shpërtheu furgoni, jemi rrugës për Tropojë. Gëzuar Bajramin.?
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e këtij shpërthimi.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#InvaMula#ErmalMamaqi#TopChannel