Qofte me salcë dhe mustardë nga zonja Vjollca

  • 4 years ago
Qofte me salcë dhe mustardë
500 gr mish I grirë
kripë dhe piper të zi
1 lufë kafeje hudhër pluhur
2 lugë gjelle majdanoz të grirë
3 lugë gjelle galet e grirë
1 qepë e kuqe ( 50 gr)
1 vezë
4 lugë gjelle vaj për skuqje
salca me mustardë
50 gr gjalp
3-4 lugë gjelle miell
700 ml lëng mishi
100 ml pana
2 luugë çaji mustardë
kripë dhe piper të zi
Përgatitja:
Në një tas vendosim mishin, kripë, piper të zi, hudhër pluhur, majdanoz, galetë ( bukë ë thekur e grirë) qepën të grirë imët, vezë të gjitha këto përbërësit I përziejmë mirë e punojmë brumin deri sa të mos na ngjitet nëpër duar e mbulojmë dhe e lëmë të pushoj ëpër 30 minuta në frigorifer. Pasi të kalojë kjo kohë formojmë toptha në madhësinë që peferojmë, afërsisht sa një top ping-pongu. Ngrohim vajin dhe I skuqim qoftet deri sa të marrin ngjyrë të artë në të kaftë nga të gjitha anët.

Recommended