Kontroll ne Ministrine e Rendit, masa ndeshkuese per punonjesit (19 Gusht 2000)

RTV KLAN

by RTV KLAN

0 views
Lajme Arkiva 2000
11 punonjës që janë aktualisht në marrëdhënie punë në Ministrinë e Rendit Publik, do të ndëshkohe me masë disiplinore. Propozimi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një kontrolli të zhvilluar në ministri për aktivitetin ekonomiko-financiar gjatë vitit '98-'99. Sipas KLSH-së nga tenderat të zhvilluara në këtë ministri nuk ka patur dëme ekonomike, por janë konstatuar disa shkelje të prokurorimeve publike në disa prej këtyre tenderave.
Për punonjësit që janë ende në punë si masë ndëshkimore u kërkua paralajmërim për shkarkim nga puna për dy punonjës. Vërejtje për 8 punonjës dhe ulje grade për 1 punonjës. Ndërkohë paralajmërim për pushim nga puna është propozuar dhe për tre të tjerë të cilët nuk punojnë më në Ministrinë e Rendit.
Mustafa Kërçuku, kryetar i KLSH-së pohon se nuk është kërkuar ndjekje penale dhe nuk është larguar nga puna asnjë punonjës i ministrisë pasi nuk ka patur dëme ekonomike./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/