Top News - Hapja e shkollave SHBA, mësuesit kërcënojnë me protesta!!

  • 4 years ago
Një nga sindikatat më të mëdha të mësuesve në SHBA deklaroi se është e hapur për "greva të sigurisë" nëse shtetet vendosin rifillimin e mësimit pa ndërmarrë hapat e duhur për të mbrojtur e nxënësve dhe të mësuesve nga koronavirusi. Federata Amerikane e Mësimdhënësve nxorrën një deklaratë ku përshkruhen kërkesat e saj lidhur me rihapjen e shkollave në vjeshtë."Asgjë nuk është jashtë tryezës kur bëhet fjalë për sigurinë dhe shëndetin e atyre që ne përfaqësojmë dhe atyre të cilëve ne u shërbejmë, duke përfshirë këtu mbështetjen e grevave të sigurisë lokale të anëtarëve të bashkisë ose të shtetit, rast pas rasti, si zgjidhja e fundit", thuhet në deklaratë. Federata kërkon që shkollat të happen vetëm në ato komunitete ku niveli i transmetimit të sëmundjes është nën 1 përqind, dhe me akomodim për mësuesit e rrezikuar. Në fillim të këtij muaji, presidenti DonaldTrump kërcënoi të ndërpresë fondet për shkollat që nuk do të rihapen. "Në Gjermani, Danimarkë, Norvegji, Suedi dhe shumë vende të tjera, shkollat janë hapur pa asnjë problem?, shkroi ai në Twitter. "Demokratët mendojnë se do të ishte keq për ta politikisht nëse shkollat amerikane hapen para zgjedhjeve të nëntorit, por kjo është e rëndësishme për fëmijët dhe familjet. Mund t`ia ndërpres fondet nëse nuk hapen!" , u shpreh shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#TopChannel