Opozita ka propozuar amendamentin e saj të hapjen së 100% të listave, duke i konsideruar ndryshimet kushtetuese që do të kalojnë ditën e nesërme, të njëanshme dhe që thyejnë marrëveshjen e 5 Qershorit dhe atë të 14 Janarit. Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Televizionin Klan, gazetarja Jolldiz Mitro tha se sipas opozitës, nuk duhet të ndryshohet neni 64 i kushtetutës, por duhet të preket neni 68 i ligjit themeltar të shtetit, duke ruajtur njëherazi krahas hapjes 100% të listave, edhe formulën për koalicionet parazgjedhore dhe formulën për shpërndarjen e mandateve. Opozita e cilëson pabarazi në garë elektorale ndërhyrjet në ligjin themeltar të shtetit që do të bëhen ditën e nesërme, pasi vijnë njëherazi 6 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve. Por burime nga mazhoranca brenda Këshillit Politik, për gazetaren Mitro, kanë konfirmuar se Damian Gjiknuri e ka cilësuar të vjetër propozimin e opozitës, duke thënë se është i njëjtë me atë të propozuar një ditë më parë. Sipas Gjiknurit, synimi i opozitës duket se është vetëm bllokimi i miratimit të ndryshimeve kushtetuese, pasi shprehet se amendamentet nuk pengojnë as koalicionet paraelektorale dhe as hapjen e listave 100%. /tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!