Mish i grirë me patate dhe bizele nga zonja Vjollca

  • 4 years ago
Përbërësit:
2 patate të mëdha
200 gr bizele
1 qepë
300 gr mish i grirë
2 domate
2 lugë gjelle majdanoz
kripë dhe piper të zi
1 lugë çaji piper të kuq
Shënim: Mund të vendosni edhe disa kokrra ullinj
Përgatitja:
Qërojmë patatet dhe I presim në kubikë 1 cm. I vendosim për të zjerë 10 minuta pasi kalojnë 5 minuta shtojmë bizelet dhe I lëmë të ziejnë 5 minuta. Në një tigan vendosim 1 qepë të grirë imët sapo qepa të zverdhet pak shtojmë mishn e grirë dhe e përziejmë deri sat ë ndërrojë ngjyrë, kripë, piper të zi dhe piper të kuq vazhdojmë të përziejmë. Shtojmë domaten në rende I vëmë kapakun dhe e lëmë të ziejë, kullojmë patatet dhe bizelet dhe shtojmë në tigan.

Recommended