• 4 years ago
Edmond Panariti ish-deputet i LSI-së në një lidhje me skype në edicionin qëndror informativ në Report Tv në lidhje me inkriminimin e 21 komisionerëve zgjedhorë të PD, PS, LSI dhe PR për zgjedhjet e 2017-ës tha se janë të hapur për hetimin. Ai e konsideroi një nismë pozitive faktin se frymëzuesit kryesorë të deformimit dhe presionit kundër votës së lirë po hetohen.

"Hetim të komisionerëve kemi pasur edhe më parë. duhet të goditen në radhë të parë ata që janë frymëzuesit kryesorë të deformimit dhe presionit kundër votës së lirë. Për të pasur një hetim më substancial duhet të fillohet nga koka. Është pozitive që hetohen por frymëzuesit duhet të hetohen. Çdokush i cili është i përfshirë në procesin e devijimit të votës duhet të hetohet, këtë e kemi kërkuar. Shpresojmë që hetimet e mëvonshme të Spakut të vërtetojnë këtë deformim. Unë jam i bindur që maxhoranca është në thelb të këtij devijimi. Ne nuk komentojmë veprimet por duam thjesht që drejtësia të jetë integrale. Ata dëshirojnë që nivelet e larta që janë kapur në flagrancë të jenë të parët që të hetohen", tha Panariti.

Category

📺
TV

Recommended