Një pikë e grumbullimit të makinave të vjetra në Mëzez është përfshirë nga zjarri gjatë mesditës së sotme. Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, ku janë dashur forcat e zjarrfikëses për ta normalizuar situatën pas një orë lufte me flakët.
Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e kësaj të marte zonën Mëzezit në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në një pikë grumbullimi makinash të vjetra dhe mësohet se shkak ka qenqë një shkëndije nga guri fresibël që po punonin në vendgrumbullim.
Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe u është dashur gati një orë për të shuar flakët.
Drejtori i Zjarrfikësve në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, tha se zjarri në pikën e skrapit nuk paraqet rrezik për njerëzit, por për mjedisin.
?Zjarri i përmasave të mëdha për shkak se janë djegur vajra makinash. Nuk paraqet rrezik për jetët njerëzore por për mjedisin, prandaj u angazhuam për ta shuar sa më parë. Do përcaktohen shkaqet e zjarrit por për momentin ishim përqëndruar në shuarjen e flakëve.?