Top News - Tensione në Ballkan/ Serbia kërkon avionë ushtarakë

  • 4 years ago
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë të fuqizojë forcat e armatosura dhe po kërkon të blejë më shumë avionë ushtarakë në mesin e tensioneve në Ballkan.


Vuçiç deklaroi se janë ndërmarrë ?nisma të caktuara? për të blerë një flotë avionësh bombardues, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vende tjera perëndimore për armatosjen e fqinjëve të Serbisë që janë pjesë e NATO-s, përfshirë edhe Kosovën. ?Amerikanët, turqit dhe gjermanët po kujdesen për fëmijën e tyre të dashur?, tha ai duke ju referuar Kosovës, duke shtuar se Uashingtoni kohët e fundit i ka dorëzuar një numër automjetesh të blinduara Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë fundjavës në Kosovë ka mbërritur një pjesë e automjeteve ushtarake amerikane të tipit Humwee të cilat ishin kontraktuar nga Prishtina zyrtare korrikun e vitit 2018.

Një pjesë e tyre janë dhuratë për Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila në dhjetor të vitit 2018 u shndërrua në ushtri duke nxitur reagimin e Beogradit i cili kundërshton pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008.Gjatë një vizite në një brigadë tankesh të ushtrisë serbe, presidenti serb tha se vendi i tij nuk mund të garojë me ?dhuratat e NATO? për fqinjët e tij kur bëhet fjalë për armë dhe ?prandaj duhet ta bëjë vetë këtë?.

Presidenti serb nuk e sqaroi se çfarë lloj avionësh ushtarak planifikon të blejë Serbia, por mediat pro-qeveritare thanë se kishte kërkuar zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara mundësinë e blerjes së 20 avioneve të tillë pa hyrë në detaje të tjera. Raportet thanë që Uashingtoni nuk i është përgjigjur ende kërkesës së Beogradit dhe se në rast të refuzimit, ka të ngjarë që Serbia të blejë avionë rus të tipit ?Sukhoi-25?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Serbia#Ballkan#TopChannel