Top News - Këshilltari për siguri kombëtare i Trumpit, i infektuar me koronavirus

  • 4 years ago
Shtëpia e Bardhë konfirmoi lajmin se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O?Brien u testua pozitiv me COVID-19.


Kjo e bën ata zyrtarin më të të lartë të administratës Trump që infektohet nga virusi. O?Brien ka simptoma të lehta dhe ndodhet në vetëizolim ndërkohë që po punon nga një vendndodhje e sigurt jashtë Shtëpisë së Bardhë. Në njoftimin për shtyp thuhet gjithashtu se nuk ka rrezik për ekspozimin e Presidentit Trump apo Nënpresidentit Pence ndaj tij.

Ky lajm vjen në kohën kur shumë shtete amerikane po i ndalojnë përpjekjet për rihapje, duke i lënë amerikanët që kanë humbur vendet e punës të pasigurtë për të ardhmen e tyre. Republikanët në Senat kanë në plan të prezantojnë këtë javë një tjetër projekt-ligj për lehtësimin e barrës financiare të shkaktuar nga koronavirusi.

?Ne po zbulojmë më shumë raste sepse po testojmë më shumë. Por në të vërtetë ajo që duhet të bëjmë është të përqendrohemi në azilet dhe shtëpitë e kujdesit afatgjatë, në mënyrë që të mund të ulim numrin e vdekjeve, sepse ato janë grupet më të rrezikuara?, tha Mark Meadows, shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë.

Ekspertët e shëndetit thonë se rritja e testimit është vetëm një faktor për numrin e infeksioneve të reja dhe zyrtarët në shumë shtete kanë kritikuar reagimin e përgjithshëm të qeverisë federale ndaj virusit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#RobertOBrien#TopChannel