Shtohen vartësit e drogës dhe alkoolit/ Pandemia problematikën e ka çuar në shtëpi

  • 4 years ago
Pandemia na preku të gjithëve, por më shumë ka rënduar vartësit dhe abuzuesit me drogat dhe alkoolin. Ajo që vihet re me realitetin e ri shkaktuar nga pandemia është konsumi i alkoolit dhe drogës në shtëpi shokësh, magazina, garazhe. Nëse më përpara i shkarkonin pasojat e konsumit, nëpër lokale dhe pabe, tani gjithë problemet i sjellin në shtëpi, brenda mureve të tyre. ?Numri i telefonatave që marrim nga familjarët është rritur ndjeshëm. Janë kryesisht, gra, nëna, motra, bashkëjetuese. Ankohen se personi ushtron dhunë verbale e fizike, kërkon lekë, kërcënon. Aman hajdeni dhe merrini, se nuk durohet jeta në shtëpi me këta, na thonë. Marrim 20-30 telefonata në ditë. Madje një të shtunë morëm rreth 70 telefonata. Janë shtuar shumë të rinjtë që konsumojnë kokainë. 20-25 vjeçarë që gjejnë hashash e vaj hashashi dhe i konsumojnë. Personat që vuajnë varësinë nga alkooli janë kryesisht 30-45 vjeçarë?, shprehet Shpëtim Doksani, Shef i Klinikës së Vartësive, QSUT.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Drugs#TopChannel