Top News - Kosova në Apple/ Ministrja kërkon përfshirjen

  • 4 years ago
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se më 23 korrik i ka nisur letër zyrtare shefit të kompanisë amerikane, Apple, Tim Cook, për të përfshirë kufijtë e Kosovës në shërbimet për harta të kësaj kompanie. ?Shërbimet për harta të Apple nuk i shfaqin kufijtë e Kosovës të njohur ndërkombëtarisht. Në vend të kësaj, Republika e Kosovës shfaqet si pjesë e Serbisë. Kjo gjë është në kundërshtim me realitetin politik dhe atë ligjor. Kjo gjë lëndon qytetarët tanë që janë përballur me humbje të mëdha në përpjekjet për pavarësi. Kjo gjë shihet edhe si fyerje ndaj shtetit tonë?, ka thënë ajo përmes letrës. Ditë më parë këngëtarja e njohur britanike me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, shkaktoi një varg reagimesh në rrjetet sociale, pasi, fillimisht, e ftoi kompaninë Apple nga profili i saj në Instagram që ta vendosë Kosovën në hartë, ndërsa më pas postoi në Instagram dhe Twitter një fotografi të hartës së "Shqipërisë së Madhe" me mbishkrimin ?autochthonous? (autokton). Në këtë hartë, përveç Kosovës dhe Shqipërisë, përfshihen pjesë të Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Poshtë fotografisë, Dua Lipa ka shkruar: ?Autokton ? mbiemër (banor i një vendi), vendas, jo pasardhës të migrantëve ose kolonistëve".Të gjithë kësaj i ka paraprirë reagimi i këngëtares së njohur ndaj një peticioni që kërkon që Kosova të mbahet në hartat e Apple me një yll, apo fusnotë, si pjesë e Serbisë. Ky peticion aktualisht ka mbi 13,000 nënshkrues. Peticioni i dytë, i cili ka rreth 93,000 nënshkrime, thotë se është shqetësuese që Kosova nuk tregohet në hartat e Apple. Ndërkohë edhe këngëtarja tjetër britanike me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka kërkuar nga Apple që ta përfshijë Kosovën në hartat e saj. Aktualisht, kufijtë e Kosovës në hartën e kësaj kompanie janë vizatuar me ngjyrë të kuqe të zbehtë, ndryshe nga vendet e tjera që ndahen me një ngjyrë të ndritshme dhe një linjë e trashë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#MelizaHaradinaj#TopChannel