#tvora #rtvoranews Parku më i madh i lojërave të ujit Aqua park është rihapur, duke zbatuar të gjitha protokollet e sigurisë të caktuar për përballimin e pandemisë së Covid-19. Ditët e verës mirëpresin në City Parl fëmijë, të rinj e prindër, për t?ua bërë ato më të këndshme.
Protokolli anti Covid i miratuar nga instituti i shëndetit publik me dt 17 korrik u jep mundësi pishinave të jenë të hapura nga data 20 korrik e në vijim.
Menjëherë pas këtij urdhri Aqua Park ne City Park, mori masat dhe organizoi ambientet në përputhje me protokollin e ISHP.
Hapësira për fëmijë përfshirë dhe animatorë të ndryshëm, mjedise relaksi për prindërit, për të rinjtë, si dhe zona VIP e restorantet e Aqua Park janë në dispozicion të pushuesve ditorë.
Në pishinën e Aqua Park në City Park është dhe parku më i madh i lojërave të ujit në vend.
Dita e parë e hapjes së pishinave në vend, solli një numër të lartë pushuesish ditorë.
menaxheri flet për masat e marra për të garantuar fundjava dhe ditë të këndshme për ata që zgjedhin të pushojnë në City Park.