Receta në 2 minuta - Briosh i kripur

  • 4 years ago
Përbërësit:
600 g miell
200 g salcë kosi
300 g kos
60 ml vaj ulliri
½ lugë kripë
1 fryrës
Sallatë jeshile
Proshutë
Djathë gouda


Vendosim miellin në tas, shtojmë kripën dhe fryrësin, e përziejmë mirë. Hapim një gropë te mielli dhe shtojmë salcën e kosit, kosin dhe vajin e ullirit. E përziejmë mirë dhe formojmë brumë të butë që nuk ngjit. E ndajmë në dy pjesë dhe hapim secilën me trashësi 3-4 mm, e ndajmë në 8 pjesë dhe i mbledhim duke filluar nga fundi në formë brioshi. I vendosim në tavë dhe i lyejmë me të verdhë veze, i vendosim fara të ndryshme dhe i pjekim në furrë të para ngrohur më parë me 180 gradë për 20 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë. I ftohim pak dhe i mbushim sipas dëshirës.

#tring #tringbuzeqesh #shohTring #receta #2minuta
Web: http://www.tring.al/
Youtube: https://www.youtube.com/user/TringDig...
Facebook: https://www.facebook.com/TringDigital/
Instagram: https://www.instagram.com/tring_albania/www.instagram.com/tring_albania/igital/ Instagram: https://www.instagram.com/tring_albania/

Category

📺
TV

Recommended