Artisti i njohur Sislej Xhafa rrëfehet në Festivalin e Resë. Artisti ndalet tek periudha e pandemisë

  • 4 years ago
Edhe në kohë të vështira si kjo e pandemisë, artisti duhet të tregojë rezistencë e të mos bjerë në fatalitet. Parashuta e shpëtimit nga trysnia e izolimit, nga vakumi, për Sislej Xhafën është kreativiteti, të cilin nuk e shikon të shkëputur nga esenca e ekzistencës, marrëdhëniet njerëzore dhe dashuria. Rikthimi nga Nju Jorku në Kosovë për artistin me famë ndërkombëtare, nuk do të ishte i plotë pa ndalur në Shqipëri.

?Unë kam ardhur nga Nju Jorku prej dy javësh, kam ardhur në Kosovë për shkak të prindërve. Ne gjithmonë kemi jetuar me maska. Por tashmë maskat janë fakt. Pandemia, izolomi kanë krijuar një tragjedi globale, të pamohueshëm, por kanë krijuar edhe një vlerë.

Category

📺
TV

Recommended