Eklent Kaçi, kampion bote ne bilardo - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eklent Kaçi është një prej talenteve më të spikatur të bilardos, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rang ndërkombëtar. Rrugëtimi i tij në këtë disiplinë nisi që në moshën 8 vjecare nw Lac, ndërsa ëndërronte që një ditë të ndeshej përballë kampionëve më të mëdhenj në botë. Sot 20-vjeçarin e gjëjme në sallën e bilardos duke u praktikuar cdo ditë për të qënë mes më të mirëve. Kaçi, 2 herë kampion bote, nuk ndihet mirë me trajtimin që i bën shteti. Ai thotw se mbështetja në këtë sport është zero.Eklent Kaçi është një nga sportistët më të suksesshëm shqiptar. Ai ka rimarrë vendin e parë në renditjen e përgjithshme në Europë, ndërsa objektivi i tij vijon të jetë Mosconi Cup ku mund tw ndeshet dhe me sportistët kampionë nga Amerika.Kampionati i parë i Bilardos në Shqipëri u zhvillua në mars të 2001. Sot ky sport ka fituar popullaritet, dhe shumë të rinj kërkojnë ti bashkohen . Prej 6 vitesh që pjese e ketij sporti jane edhe femrat duke krijuar kampionatin e tyre kombëtar.

Category

📺
TV

Recommended