#tvora #rtvoranews Fundjavat mbeten ditët më të ngarkuara për Vlorën dhe shpresa e vetme për turizmin në qytet.
Nga pamjet e siguruara nga Ora News, duket qartë trafiku në aksin kryesor nga Vlora në Orikum.
Të gjithë pushuesit janë dyndur drejt Vlorës, por edhe në plazhet e Orikumit, Rradhimës, Drimadhes e Palasë.
Turizmi është një nga sektorët më të prekur nga Covid-19, pasi mbyllja e kufijve ka bërë që shumë shtetas të huaj, të mos kalojnë pushimet në Shqipëri.