Fiks Fare/ Gjoli me ujë në Seman, pas interesimit të Fiksit hapet porta e kanalit kullues

  • 4 years ago
Sezoni turistik këtë vit, për shkak të pandemisë nisi më 1 qershor, por në plazhin e Semanit ende nuk ka nisur. Si pasojë e prurjeve të detit, në këtë zonë të plazhit formohet gjoli, ku grumbullohet uji. Për heqjen e këtij uji të grumbulluar, bashkia në vitet e kaluara ka hapur portën në kanalin kullues, por këtë vit nuk u është përgjigjur kërkesave të qytetarëve të cilët kanë biznese.

Pra, ndonëse kaloi 1 muaj nga çelja e sezonit turistik, në këtë plazh nuk kishte asnjë pushues. Çadrat janë të pahapura, shezlongët si dhe lokalet në këtë plazh janë bosh. Bisnesmenët e këtij plazhi iu drejtuan Fiksit sepse nuk kanë gjetur zgjidhje pasi Bashkia e Fierit nuk kishte vënë në zbatim hapjen e portës në kanalin kullues të gjolit. Mos hapja e kanalit kullues, penalizon bisneset pasi pushuesit nuk kanë ku të kalojnë dhe të frekuentojnë këtë zonë të plazhit. Madje dhe bisneset nuk kanë bërë përgatitjet e tyre që të mirëpresin pushuesit. Ndërkaq, një tjetër shqetësim nga ky gjol është dhe mungesa e energjisë elektrike.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel