Top News - Teknologjia 5G/ Komisioni Evropian: BE të zgjerojë rrjetin e furnizuesve

  • 4 years ago
Vendet e BE-së duhet të ndërmarrin veprime urgjente për të zgjeruar listën e furnizuesve të tyre me teknologjinë 5G, tha Komisioni Evropian të premten.


Shtetet e Bashkuara po i nxisin vendet evropiane të ndjekin shembullin e Britanisë së Madhe e cila vendosi të largojë nga rrjeti i saj 5G, kompaninë kineze Huawei. Në nëntor të vitit të kaluar, BE-ja ra dakord të mbajë një qëndrim të ashpër mbi kushtet e furnizuesve të rrjetit 5G për të zvogëluar rreziqet e sigurisë në internet. Strategjia përfshinte uljen e varësisë së vendeve dhe operatorëve të telekomit nga një furnizues.

Prodhuesi lider i pajisjeve të telekomit në botë, Huawei, garon në treg me Nokia-n e Finlandës dhe Ericsson-in e Suedisë. ?Duhet urgjentisht të zvogëlohet varësia nga furnizuesit me rrezik të lartë?, tha ekzekutivi i BE-së. Komisioni gjithashtu u bëri thirrje 13 vendeve të BE-së që të miratojnë mekanizmin e kontrollit të investimeve të huaja direkte, një mjet i cili lejon qeveritë e BE-së, të ndërhyjnë në rastet e investimeve të huaja direkte në asetet strategjike, veçanërisht nëse përfshihen ndërmarrje të kontrolluara nga shteti ose të financuara nga shteti. Shtetet e Bashkuara thonë se kompania Huawei e Kinës është e lidhur me qeverinë kineze. Rrjeti 5G paraqet gjeneratën e fundit të lidhjes së telefonave të mençur me internet dhe ofron shpejtësi të shkarkimin shumëfish më të shpejt sesa ekziston aktualisht.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BE#5G#TopChannel