• 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria liberalizoi kryerjen e tamponit në spitalet private, nje shërbim të cilin deri dje kryeministri Edi Rama e mbronte me fanatizëm si ekskluzivitet i Institutit të Shëndetit Publik, në shërbim të qytetatrëve.Por argumentimi i kryeministrit nuk mbaroi këtu: shefi i qeverisë në daljen publike për mediat në 2 qershor, hodhi edhe dyshime të forta në lidhje me efektivitetin e tamponëve.Komiteti i Ekspertëve vendosi mesditën e 23 korrikut liberalizimin e kryerjes se analizave molekulare në laboratorët privatë, duke favorizuar dukshëm këto biznese.Por zyrtarët nuk dhanë asnjë sqarim se si do të bëhej certifikimi i këtyre laboratorëve, a njihen ato nga OBSH sikundër Instituti i Shëndetit Publik dhe cfarë reagentësh do të përdoren prej tyre. Po ashtu nuk thuhet asgjë për kostot që duhet të paguajnë qytetarët.Nga ana tjetër Komiteti justifikohet me argumentin se tamponi do të bëhet për efekt dokumentacioni, edhe pse nuk jepet asnjë garanci nëse këto analiza të bëra nga private njihen apo jo nga vendet e Bashkimit Europian apo shtete të tjera të botës ku mund të udhëtojnë shqiptarët.Vendimi për tamponët pason atë për analizat serologjike, të cilat i kaluan privatit vetëm për t?iu garantuar atyre fitime te sigurta, në kurriz të të dhënave që në fakt nuk tregojnë nëse je apo jo i prekur nga COVID-19

Category

📺
TV

Recommended