• 4 years ago
Tortë e ftohtë me limon
Përbërësit:
170 ml lëng limoni
500 ml pana
350 gr qumësht i kondensuar
Biskota ( pa yndyrë)
Lëkurë limoni
Për dekorim:
2 biskota
lëkurë limoni
Përgatitja:


Në një tas vendosim panën dhe shtojmë në të qumështin e kondesnuar I përziejmë sëbashku me një tel dore derisa masa të bëhet homogjene. Vazhdojmë përzjeren me tel dhe njëkohësisht duke shtuar pak nga pak lëngun e limonit. Në një tepsi drejtkëndore e mbështjellim nga brenda saj në celefon. Shtojmë si bazë fillestare kremin vendosim biskotat për të gjatë nga e majta në të djathtë. Shtojmë përsëri krem në tas, biskota me të njëjtin drejtim sit ë parat I mbulojmë me krem dhe celefon dhe vendosim në frigorifer për 6 orë. Pasi e nxjerrim nga frigoriferi e kthejmë në një pjatë largojmë celefonin dhe dekorojmë tortën me biskota të thërrmuara dhe lëkurë limoni.

Category

📺
TV

Recommended