Vendi merr thuajse tre miliardë euro ndihmë nga Bashkimi Evropian. Këtë shumë liderët e vendeve anëtare e kanë aprovuar për Maqedoninë pas miratimit të buxhetit shtatëvjeçar. Paratë evropiane vendi duhet t?i tërheqë përmes granteve të pakthyeshme dhe projekteve që kanë për qëllim të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik dhe procesin e reformave. Nga Qeveria shprehen se këto mjete do të jenë vegla kyçe për mbështetjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme shtatëvjeçare pas të cilit presin në projeksionet për buxhetin evropian të jemi të përfshirë si shtet anëtar i BE-së.
Pas ndihmës financiare prej BE-së në lartësi prej 160 milionë eurove për përballje me virusin korona, nga LSDM-ja shprehen se këto mjete për shtetin do të ndihmojnë në mënyrë plotësuese në këtë problem kompleks.
Perspektiva evropiane e shtetit dhe vlerat evropiane si prioritete udhëheqëse janë dalluar, ndërsa mirënjohje për këtë është përfshirja e vendit në kornizën shtatëvjeçare të Këshillit të Evropës, me titull ?Gjeneratë e re BE -deklaroi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
Për shtatë vite fondi i përgjithshëm për shpenzimin e parave evropiane arrin një trilion e shtatëdhjetë e katër miliardë euro. Përveç kësaj në dispozicion kanë edhe fond për rindërtim të Bashkimit Evropian nga virusi korona në lartësi prej 750 miliardë euro. Për periudhën prej këtij viti deri në vitin 2027, do të shpenzohen para për përballje me Kovid-in, ndërlidhjen infrastrukturore mes vendeve, digjitalizimin, zhvillimin dhe migrimin.
Ile Petreski

Category
📺
TV