#tvora #rtvoranews Në Shkodër iu dha lamtumira e fundit aktorit Anton Krosaj që u nda nga jeta në moshën 54-vjecare! Pandemia ndalon homazhet, ndaj kolegët e bashkëpunëtorë e përcollën me duatrokitje në ndalesën e fundit para teatrit Migjeni!
Në skenën ku u ngjit për 17 vite nuk mundën t?i jepnin lamtumirën siç do ta kishte merituar, pasi pandemia i ka bllokuar të gjitha ceremonitë.
Por duartrokitjen e fundit kolegët dhe bashkëpunëtorët ndër vite ja dhanë në oborrin e teatrit ?Migjeni?, shtëpisë së dytë të aktorit Anton Krosaj.
Ikja e parakohshme e tij si pasojë e një sëmundje të rëndë i ka pikëlluar kolegët dhe miqtë me të cilët ndau momente të shumta jo vetëm në skenë si aktor, por edhe në jetën e përditshme.
Zef Deda, Mjeshtër i Madh: ?E dashuroi aq shumë artin, skenën. Na gëzoi zemrat të gjithëve, por na hidhëroi, shkoi shumë shpejt.?
Rita Gjeka, drejtoreshë e teatrit ?Migjeni?: ?Dhimbja është shumë e madhe sepse e para ishte i ri, kishte shumë për të dhënë. Së dyti, kur nuk je në gjendje ta nderosh ashtu siç e meriton.?
Arben Mazi, producent: ?Kjo është një fatkeqësi e madhe për Shkodrën por edhe për të gjithë Shqipërinë.?
Anton Krosaj mbylli sytë në moshën 54-vjeçare, ndërsa vuante nga një sëmundje e rëndë!