Top News - Do frenojmë plakjen??? Shkencëtarët, vetëm një hap larg!

  • 4 years ago
Plakja është e pashmangshme, por shkencëtaret e Universitetit të Kalifornisë mund të jenë një hap larg të vonuarit të këtij procesi.


Studimet e kryera me majanë, e zgjedhur sepse qelizat e saj janë lehtësisht të manipulueshme, i kanë ndihmuar ata të shohin nëse qelizat plaken me të njëjtin ritëm dhe për të njëjtat arsye. Ajo që zbuluan ishte intriguese. Edhe qelizat e përbëra nga të njëjtat materiale gjenetike dhe brenda të njëjtit mjedis, plaken ?ndryshe, në një mënyrë vërtet befasuese.?

Rezultatet e hulumtimeve të tyre janë botuar në revistën prestigjioze ?Science?. Shkencëtarët mësuan rreth gjysmën e qelizave të majasë, u plakën për shkak të një rënieje graduale të bërthamës. Por gjysma tjetër ndërkohë, degradonte prej një mosfunksionimi të mitokondrive, organet qelizore përgjegjëse për prodhimin e energjisë. Shkencëtaret thonë se qelizat ndjekin që në fillim dy rrugë në rënien e tyre bërthamore ose mitrokondriale dhe vazhdojnë atë linjë deri sa bien e në fund, vdesin.

Për të kuptuar se si i marrin ato vendime të tilla, ekspertët thonë se duhet të identifikojnë proceset molekulare pas secilës prej këtyre rrugëve të plakjes, por rezultatet e kërkimeve të tyre deri tani, konsiderohen mjaft premtuese!

Burimet te marra nga CNN

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Scientist#California#TopChannel