Top News - Studimi në Britani/ 50 % e stafit mjekësor kaloi Covid

  • 4 years ago
Gati gjysma e punonjësve të sistemit shëndetësor britanik NHS u infektuan me Covid gjatë kulmit të epidemisë, pretendojnë shkencëtarë të rëndësishëm në vend.


Paul Nurse, drejtori i Institutit Francis Crick, u tha deputetëve britanikë se ?deri në 45 përqind? të punonjësve të kujdesit shëndetësor u infektuan në muajin prill. Por mungesa e testimeve sipas tij, bëri që shumë prej rasteve të mos zbuloheshin pasi një pjesë e mirë ishin asimptomatikë.

Nurse po fliste përpara Komitetit të Shëndetit dhe Kujdesit Social, i cili ishte mbledhur për të dëgjuar dëshmitë si pjesë e një hetimi administrative mbi shpërthimin e koronavirusit. Nurse tha:

?Kolegët e mi e kontaktuan qeverinë në muajin mars, e i dërguan një letër ministrit Matt Hancock në prill, duke theksuar dy gjëra kryesore. Rëndësinë e testimit të rregullt, sistematik të të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë jo vetëm mjekët dhe infermierët e vijës së parë, por edhe stafin mbështetës, drejtuesit e ambulancave, ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor, infermierët e komunitetit etj.

Të gjithë duheshin testuar. Në kulmin e pandemisë, hulumtimi që ne vetë realizuam tregoi se deri në 45 përqind të punonjësve të kujdesit shëndetësor, ishin të infektuar?, u shpreh ai.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FrancisCrick#Britain#TopChannel