Top News - Drejtësia në Shqipëri/ Tre dekada pa Falkone e Borselino

  • 4 years ago
Sa herë që në Shqipëri ndodhin krime nga ato që edhe vetë policia i konsideron tipikisht mafioze, mendja e të gjithëve na shkon tek mafia italiane dhe heronjtë e Drejtësisë që mundën të fitojnë mbi të. Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino janë dy nga prokurororët italianë që mundën të vënë ?nën fre? mafiozët e vendit përtej Adriatikut që në atë kohë kishin shtrirë kthetrat e tyre deri edhe përtej vendit të tyre.

Por a ka Shqipëria sot në radhët e Drejtësisë një Xhovani Falkone, apo Paolo Borselino?! Nga viti 1990 e deri tani, shqiptarët e kanë humbur besimin tek Drejtësia dhe në jo pak raste vendimmarrjet e saj kanë prodhuar kriminalitet. Sepse, në jo pak raste bandat kriminale janë favorizuar dhe vijojnë të favorizohen nga prokurorë e gjyqtarë, që ndërsa nuk e kanë kaluar vettingun kanë në dorë ?nderin e fundit? përpara se të dalin përfundimisht jashtë sistemit.

Kësisoj, për fat të keq në Shqipëri, Drejtësia ka ceduar jo pak. Aq sa shpresat e njerëzve tek sistemi i Drejtësisë janë lënë në nisje të dekadës së tretë të pluralizmit politik edhe pse ka ende skepticizëm, nëse do të jetë apo jo në nivelin e duhur dhe mbi të gjitha në pritshmëritë e publikut.
Por, për Drejtësinë e dëshiruar nga shqiptarët, e gjitha vëmendja vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e kanë mision Drejtësinë në Shqipëri. Për krahasim do të vlente ajo që ka ndodhur vite më parë në Italinë fqinje.

Drejtësia në atë vend, ku tashmë jetojnë edhe mijëra shqiptarë nisi më së shumti në 23 maj të vitit 1992 në Siçili, menjëherë pas ekzekutimit të gjykatësit italian të antimafias, Giovanni Falkone (Xhovani Falkone). Miku dhe kolegu i tij, Paolo Borsellino do të vritej 56 ditë më vonë, duke e bërë vitin 1992 një pikë kthese në ndjekjen penale të mafias italiane.
Kthesë, që e futi Drejtësinë italiane në shinat e duhura. Dhe ku shembulli ishte praktika ?falkoniane? e të penduarve të Drejtësisë, praktikë që edhe SPAK-u shqiptar kërkon ta përdorë si metodë dhe e ka implementuar deri më tani në dy çështje droge. Krimet monstruoze të mafias italiane përfshirë edhe krimin me karakter ekonomik, e ku ishin përfshirë shumë banka, kanë ngjashmëri si ?dy pika uji? me atë çfarë ka ndodhur ndër vite në Shqipëri.

Pikërisht në këtë leksion të Giovanni Falcone se hetimi mbi krimet dhe veprimtarinë e strukturave mafioze duhet shoqëruar me hetime edhe në pasuritë e mirëfillta dhe në ato të depozituara në banka është bazuar edhe Shqipëria, e cila e ka përfshirë këtë procedurë hetimi përmes një pakete ligjore të mirëfilltë që mori miratimin nga Qeveria.
Pas vrasjes së Falkones në 23 maj të vitit 1992, më 19 korrik në Palermo, në rrugën D?Amelio një autobombë vret gjykatësin Paolo Borsellino dhe njerëzit e truprojës së tij.
Vetëm pesë muaj pas vrasjes së Paolo Borsellinos duket sikur gjërat më në fund ndryshojnë: rinisin hetimet dhe arrestimet. Më i bujshmi, më 15 janar 1993, është arrestimi i kreut të Korleonezëve, familjes mafioze më në zë të asaj periudhe, Toto Rinës, që ishte edhe njeriu ...