Sondazhi, Zekja: Biznesi fason ka tendencën të ndryshojë prodhimin drejt veshjeve spitalore

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Biznesi fason është një ndër sektorët më të goditur të ekonomisë për shkak të koronavirusit në Shqipëri.

Sëfundmi është realizuar dhe një sondazh për të parë se si punon ky biznes pas heqjes së masave të sigurisë.

Florian Zekja, anëtarë i kryesisë i Bashkimit të Shoqatave pro Eksportit u shpreh se përmes këtij sondazhi kanë marrë rezultate vërtetë shqetësuese.

Në një intervistë për Ora News, ai thotë se ky biznes ka tendencën për të ndryshuar prodhimin drejt veshjeve spitalore dhe sanitare.

Sipas këtij sondazhi, 37 përqind e bizneseve të angazhuara në këtë anketë, kanë diversifikuar prodhimin e tyre totalisht ose pjesërisht.


Zekja: Ne kaluam në dy situata, nga ajo e fillimit të shkurtit që ishte një situatë relativisht e mirë për ne. Kishim nevojë për fuqi punëtore dhe kishim lidhur shumë kontrata me të huajt. Por pas hapjes për shkak të pandemisë, nga ajo nevojë për fuqi punëtore kaluam në një situatë që po llogaritet një humbje e 22 mijë vendeve të punës. Kjo si rezultat i disa faktorëve. Së pari ishte mungesa e transportit urban që na vuri në vështirësi. Një faktor i dytë ishte mbyllja e shkollave dhe kopshteve të cilat çuan në atë që nënat nuk kishin mundësi akomodimi për fëmijët dhe u detyruan të lënin punët. E treta ishte dhe frika. Biznesi fason ishte një ndër bizneset ku ka grumbulluar numrin më të madh të njerëzve. Ne na lindi nevoja për të bërë një pyetësor për të bërë një llogari se në çfarë gjendje është ky sektor.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/sondazhi-zekja-biznesi-fason-ka-tendencen-te-ndryshoje-prodhimin-drejt-veshjeve-spitalore-dhe-sanitare/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp