Ora News - Patos, vrasja për tri degë kumbulla

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Vrasja e 46 vjeçarit të shtunën në patos ishte paraprirë nga dhunimi i nënës së autorit nga dy të afërt të viktimës. Policia ka dokumentuar të gjithë rrjedhën e konfliktit mes dy familjeve në fshatin Kasnicë, ku sipas kryeplakut shkak për sherrin ishte bërë pronësie për disa kumbulla!

Disa rrënjë kumbulla janë shkaku i konfliktit mes dy familjeve në Kasnicë të Patosit që përfundoi me vrasjen e një 46 vjecarit Seati.

Krimi ishte paraprirë nga një tjetër ngjarje e rëndë, ku vëllai dhe nipi i viktimës kishin dhunuar rëndë nënë e autorit 31 vjeçar.

Pasi vuri në pranga autorin e vrasjes Alionid Saliu, policia ka arrestuar edhe dy të afërm nga familja e viktimës.

Agron dhe Gazmir Seati, vëllai dhe nipi i viktimës akuzohen se dhunuan në banesën e saj nënën e 64 vjecare të të riut.

Gruaja sipas Policisë ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr mjekim për plagët e rënda që ka marrë.

Kjo dyshohet të ketë çuar më pas në plagosjen fillimisht me thikë të 46-vjeçarit dhe më vonë për shkak të plagëve të marra ai humbi jetën në spital.

Një çështje pronësie ishte bërë shkak e konfliktit mes dy familjeve, por që në kohet e fundit kishin rënë në qetësi..

Kryeplaku i Fshatit thotë se sherri bëhej për tre kumbulla në një zonë jashtë fshatit.

?Nuk kisha dëgjuar ndonjë ankesë, as nga autori. Unë isha në oficinë, më morën këta të policisë më thanë që është çarë Papi me thikë. Para nja 6 vjetësh u zunë me nipin, ky viktima. Me këta flisnin. Nuk kisha dëgjuar të më thoshin ndonjë ankesë që kanë zënë rrugën apo tokën.

Këta pretendonin se sikur ky vrasësi ka zënë një copë andej. Kur ishte kooperativa kanë qenë kumbulla dhe u dha komisioni nga 3 rrënjë e thoshin na i ka marrë ky. Por të dyja palët nuk më ishin ankuar. Këtu ishin zënë dhe që këtu ishin goditur. Nuk i ka parë njeri.?

Përparim Seati mbeti fillimisht i plagosur rëndë, ndërsa ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi tu rezistojë plagëve me thikë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/patos-vrasje-per-tri-kumbulla-u-parapri-nga-dhunimi-i-nenes-se-autorit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp