Top News - Hoti për pandeminë/ "Shpejt do të ketë përgjysmim rastesh"

  • 4 years ago
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se prêt që masat e vendosura nga qeveria kundër pandemisë të japin rezultat, dhe qw gjatë dy javëve në vazhdim, numri I infektimeve në Kosovë, të përgjysmohet. ?Unë pres që për një javë, e shumta dy të përgjysmohet numri i të prekurve. Ndoshta edhe për shkak të rritjes së efektivitetit të masave?, deklaroi Hoti. Sipas kryeministrit, qeveria është angazhuar maksimalisht në rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e shpërthimit epidemik."Kemi filluar përgatitjet që në rast se thellohet vala e dytë dhe rritet numri i të infektuarve, ne të jemi të gatshëm për ta menaxhuar këtë situatë në periudhën afatgjatë. Kemi nisur procedurat për të siguruar edhe 100 mijë teste serologjike. Me udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë do të shkojmë deri në 500 mijë vaksina të gripit sezonal si formë e imunizimit të qytetarëve?, sqaroi ai. Hoti shtoi se ashtu si vendet e tjera europiane ,edhe Kosova ka bërë porositë për vaksinën eventuale kundër COVID-19. Javët e fundit numri I të prekurve ishte shtuar shume. Për këtë arsye, ekzekutivi kosovar në fillim të këtij muaji, riktheu disa masa izoluese, përfshirë edhe ndalimin e qarkullimit të qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00 në komunat ku kishte më shumë infektime.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hoti#Pandemia#TopChannel